Shëndeti

COVID-19 nuk është i vetmi rrezik. Rikthehet Ebola dhe merr 4 jetë

COVID-19 nuk është i vetmi rrezik. Rikthehet Ebola dhe merr 4

Deri tani kanë humbur jetën 4 njerëz në pjesën perëndimore të Kongos nga Ebola.

“COVID-19 nuk është i vetmi kërcënim për shëndetin e njerëzve”, tha Tedros, nga OBSH-ja.

Kongo e shpalli zyrtarisht dje nisjen e epidemisë së re të Ebola-s, në Mbandaka.

Ministri i Shëndetësisë Longondo tha se pas katër jetëve të humbura, shteti ka marrë masat për t`u furnizuar me medikamente dhe vaksina.

Kreu i OBSH sqaroi më tej se nga 6 raste pozitive, 4 humbën jetën dhe përqindja e vdekshëmirë duket shumë më e lartë se ajo nga koronavirusi.

Ky është shpërthimi i 11-të i Ebola-s, që nga viti 1976 kur u shfaq për herë të parë.

Hera e fundit ishte në 2018-ën dhe mori 33 jetë njerëzish.

*Burimi Deutsche Welle