Shëndeti

Covid mund të jetojë në këto 5 artikuj ushqimorë për ditë të tëra

Covid mund të jetojë në këto 5 artikuj ushqimorë

Covid-19 mund të jetojë në sipërfaqet e ushqimeve të caktuara për një javë të tërë, sipas një studimi të ri të kryer nga Agjencia e Standardeve Ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar.

Studiuesit e depozituan qëllimisht virusin në produkte dhe ambalazhe si perime, produkte të pjekura dhe pije të konservuara, për të vëzhguar se sa kohë mund të jetojë Covid në sipërfaqet e tyre.

5 artikuj ushqimorë në të cilat Covid-19 mund të jetojë për ditë të tëra:

Brokoli: Deri në pesë ditë

Djathi: Disa ditë deri në një javë

Mishi i ftohur: nga disa ditë deri në një javë

Sipërfaqet plastike, duke përfshirë shishet plastike: Tre ditë deri në një javë

Specat e freskët në frigorifer: Deri në një javë

Ja se si t’i konsumoni në mënyrë të sigurtë këto artikuj ushqimorë

Fatmirësisht, sipërfaqet e shumicës së ushqimeve panë një rënie të madhe të niveleve të virusit brenda 24 orëve të para, duke përfshirë mollët, pastat dhe kanaçet e aluminit. Kështu që nuk keni nevojë të bëni dezinfektim të rëndë.

Megjithatë, ekspertët sugjerojnë procedura standarde të blerjeve ushqimore si larja e produkteve të freskëta dhe pastrimi tërësisht i duarve përpara se të përgatisni dhe hani këto ushqime.