Shëndeti

Dalin në qarkullim këtë vit/ Investim 3.2 miliard dollarë për pilulat që trajtonë COVID-in

Dalin në qarkullim këtë vit/ Investim 3.2 miliard dollarë

Qeveria amerikane do të investojë 3.2 miliard dollarë për daljen në qarkullim të medikamentit që do të përdoret për trajtimin e koronavirusit pas kontraktimit. Medikamenti do të dalë në qarkullim, pasi ndonëse fushata e vaksinimit pritet që përfundojë me sukses në muajt në vazhdim, skeptikët që nuk do e marrin së bashku me variantet e rinj, bëjnë që koronavirusi të jetë mes nesh për të ardhmen e parashikueshme.

Epidemiologu i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, ky investim do të jetë pjesë “esenciale e programit për luftën kundër virusit” dhe do të shërbejë për ndalimin e simptomave si temperatura e lartë, problemet në frymëmarrje dhe humbja e shijes.

Sipas projektimeve të kompanisë farmaceutike që po i prodhon, pritet që medikamenti të dalë në qarkullim brenda vitit 2021 dhe përdorimi i tij mund të jetë më i gjerë edhe për gripet e tjera sezonale, raporton “The New York Times”.

Tiranapost.al