Shëndeti

Dhjetë minuta më shumë, mund të jetë gjithçka që duhet për t'i bërë fëmijët të hanë më shumë perime

Dhjetë minuta më shumë, mund të jetë gjithçka

Po luftoni për t'i bërë fëmijët të hanë frutat dhe perimet e tyre gjatë vakteve?
Zgjatja e orarit të vaktit me më pak se 10 minuta rrit ndjeshëm sasinë e frutave dhe perimeve që hanë fëmijët sipas një studimi nga Instituti Max Planck.

Fëmijët hëngrën 2.4 copa frutash dhe 3.7 perime shtesë, kur kohëzgjatja e vaktit u zgjat me 50% (mesatarisht 10 minuta më shumë në tryezë).

Ekipi testoi ndikimin e gjatësisë së vaktit në 50 çifte prind-fëmijë. Të gjitha çiftet u vëzhguan në kontekstin e dy vakteve që ishin të njëjta, ishte vetëm kohëzgjatja ajo që ndryshonte.

Në vaktin e parë, shoqëruesit njoftuan se do të pastronin tryezën pas një kohe të barabartë me kohëzgjatjen tipike të vakteve të tyre në shtëpi (mesatarisht, rreth 20 minuta). Në të dytën, koha u rrit me 50% (afërsisht 10 minuta shtesë).
Kur kishte më shumë kohë në dispozicion, fëmijët hëngrën më shumë fruta pa rritur konsumin e ushqimeve të tjera; për më tepër, ata hanin më ngadalë dhe raportuan një ndjenjë më të madhe të ngopjes në fund të vaktit.

Rezultatet janë të rëndësishme për shëndetin publik duke qenë se fëmijët në mbarë botën nuk i plotësojnë sasitë e rekomanduara të frutave dhe perimeve.