Shëndeti

Dieta makrobiotike dhe përfitimet që sjell në shëndet

Dieta makrobiotike dhe përfitimet që sjell në shëndet

Nëse jeni duke kërkuar për një lloj diete të shëndetshme, të ekuilibruar dhe të dobishme për trupin dhe mendjen, atëherë dieta makrobiotike mund të jetë për ju.

Ky stil i të ushqyerit që përfshin koncepte shumë të thella, të cilat vijnë drejtpërdrejt nga kultura dhe filozofia orientale, Yin ose Yang , dhe ekuilibri midis të dyjave, duke favorizuar një stil pikëpamjeje që është më pak frenetike dhe larg konsumizmit të thjeshtë.

E lindur në Lindje mijëra vjet më parë, dieta makrobiotike u zbulua dhe u përhap nga një mjek japonez, Nyioti Sakurazawa (i njohur për shumicën si George Oshawa), më parë dieta ndiqej nga murgjit budistë.

Në veçanti, gurët themelorë të dietës makrobiotike janë Yin, i cili korrespondon me ushqimet acidike (fruta, qumësht dhe derivatet, çaj, etj.), dhe Yang, ose ushqimet bazë ose alkaline (peshk, mish, vezë, kripë, etj.), dhe ekuilibrin e saktë midis të dyjave.

Dieta makrobiotike, në fakt, ndalon ushqimet e rafinuara dhe të sofistikuara dhe preferon ushqimet e prodhuara në mënyrë natyrale. I thotë jo sheqerit dhe ëmbëlsirave, peshku cilsohet më i mirë se mishi (që do të ishte më mirë të eliminohej), po frutave dhe perimeve, përveç domateve, patateve dhe patëllxhanëve. Bishtajoret dhe frutat e thata cilësohen si një burim proteinash.

Gjithmonë të pranishëm, pra, janë edhe miso (në bazë të sojës dhe drithërave të fermentuara), salca e sojës, tofu dhe alga deti.

Ndër përfitimet që mund të arrihen duke ndjekur dietën makrobiotike janë:

zbutjen dhe zgjidhjen e patologjive astmatike;

uljen e niveleve të kolesterolit të keq;

parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe ishemike;

pastrimi i mëlçisë nga çdo toksina;

parandalimi i sëmundjeve të tilla si kanceri, pasi është i ulët në ushqime të rafinuara dhe yndyrore dhe i pasur me ushqime bimore;

ndihmojnë në kontrollin e problemeve të tilla si diabeti.