Shëndeti

Dieta me bazë bimore, një zgjedhje etike për ushqyerje të shëndetshme

Dieta me bazë bimore, një zgjedhje etike për ushqyerje të

Prej disa vitesh kemi dëgjuar shpesh për dieta vegane, vegjetariane ose pescetariane. Të tre këto dieta (në kuptimin etimologjik të termit, pra si stil jetese) përfaqësojnë një dietë me bazë bimore , pra me një komponent të rëndësishëm bimor.

Por, çfarë është dieta me bazë bimore?

BBC shpjegon se kjo është një dietë e bazuar kryesisht ose ekskluzivisht në ushqime që vijnë nga burime bimore si, bishtajore, drithëra, fruta dhe perime. Megjithatë, disa prej tyre përfshijnë edhe produkte si qumështi, djathëra dhe vezë, ndërsa të tjera shtojnë peshkun, krustace dhe ushqime deti.

Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e njëjtë me të ngrënit shëndetshëm: një dietë duhet të jetë e ekuilibruar (për shembull, nëse jeni vegan, duhet të hani bishtajore për të marrë disa substanca që të tjerët i marrin me mish), dhe në ushqimet me bazë bimore ka disa ushqime që duhen konsumuar më së shumti në doza të vogla, si sheqerna të rafinuar ose mielli i bardhë.

Dieta me bazë bimore: ushqime që duhet të konsumoni

GoMacro liston ushqimet me bazë bimore që mund të përfshihen në një dietë me bazë bimore,

arra dhe fara;

perime niseshte, nga patatet e ëmbla te kungujt;

fruta sezonale;

drithëra ;

bishtajore;

vajra bimore (veçanërisht vaj ulliri);

ushqime të papërpunuara si salca e domates ose gjalpi i arrave;

zëvendësuesit e mishit me bazë soje.

Është thelbësore të konsultoheni me një nutricionist dhe të lexoni gjithmonë me kujdes etiketat përpara se të blini dhe konsumoni një ushqim të caktuar. Mund të filloni pak dhe më pas të vendosni të bëheni plotësisht vegan.

Përfitimet e dietës me bazë bimore

Dieta me bazë bimore, një zgjedhje etike për ushqyerje të

Përfitimi i dietës me bazë bimore, nëse bëhet siç duhet, ka për qëllim ushqimin e shëndetshëm. Sipas dietologes Kerry Torrense cila flet për BBC, përfitimet shëndetësore varen nga cilësia dhe përshtatshmëria ushqyese e dietës.

“Kjo do të thotë zëvendësimi i karbohidrateve të rafinuara, zakonisht "të bardha" me drithëra integrale, shmangia e pijeve me sheqer dhe ëmbëlsirave dhe fokusimi në ushqyerje të shëndetshme si psh, proteinat dhe yndyrat bimore, të tilla si ato që gjenden në arrat dhe farat. Kur ndiqni një dietë me bazë bimore, ka disa lëndë ushqyese kryesore për t'u fokusuar. Këto përfshijnë proteina, vitaminë B12, vitamina dhe minerale të nevojshme për shëndetin e kockave, duke përfshirë kalciumin dhe vitaminën D, si dhe acidet yndyrore thelbësore omega-3. Disa lëndë ushqyese nuk gjenden shumë lehtë në ushqimet bimore, duke përfshirë vitaminën D, B12 dhe acidet yndyrore omega-3.”

Tiranapost.al