Doktoresha që e shëroi kancerin e saj agresiv pa kimioterapi
Një mjeke virologe nga Kroacia, Dr. Beata Halassy po bën xhiron e rrjetit për shkak të përballimit të kancerit pa kimioterapi.
Nuk bëhet fjalë për një situatë të lehtë apo prognozë të mirë. Dr. Beata kishte kancer të fazës së tretë.
Në vend të trajtimit të zakonshëm me kimioterapi zgjodhi një trajtim alternativ, për shkak të efekteve anësore të kimioterapisë tradicionale.
Në vend të saj, ajo vetë-administroi drejtpërdrejt viruset e rritura në laborator
në tumorin e saj, duke synuar të shfrytëzojë vetitë e tyre onkolitike për të shkatërruar qelizat e kancerit.
Kjo qasje jokonvencionale çoi në reduktim të tumorit, duke mundësuar kirurgji më pak invazive. Në mënyrë të jashtëzakonshme,
Dr. Halassy është "cancer free" për më shumë se katër vjet pas këtij trajtimi.