Shëndeti

Donovanosis: Sëmundja e rrallë seksualisht e transmetueshme shqetëson ekspertët

Donovanosis: Sëmundja e rrallë seksualisht e transmetueshme

Një infeksion i rrallë seksualisht i transmetueshëm (SST), i quajtur Donovanosis që mund të shkaktojë kalbjen e lëkurës tuaj po zhvillohet shumë në Angli paralajmërojnë ekpertët.

Donovanosis mendohet të jetë më e zakonshme në vende si India dhe Afrika e Jugut, por rastet kanë filluar të konfirmohen edhe në Angli.

Përpara se pandemia e koronavirusit të përfshinte Mbretërinë e Bashkuar, rastet me Donovanosis ishin në rritje, tregojnë të dhënat nga Shëndeti Publik në Angli.

Rastet totale të raportuara në të gjithë vendin u rritën nga 19 në 2016 në 30 në 2019.

Edhe gjatë pandemisë dhe bllokimeve të lidhura, kishte ende 18 raste në Angli.

Në të gjithë vendin, kërkimet për 'infeksione seksualisht të transmetueshme' janë rritur me 100 % vetëm muajin e fundit.

"Këto shifra sugjerojnë se Donovanosis, e cila më parë mendohej se ishte e kufizuar në vendet si India, Brazili dhe Guinea e Re, po bëhet më e zakonshme në Britani", thonë ekpertët.

"Shenjat e hershme janë gunga rreth organeve gjenitale ose anusit që rriten në madhësi dhe marrin një pamje të kuqe të fortë. Këto mund të zhvillohen në ulcerë që, pa trajtim, mund të infektohen dhe mund të rezultojnë në dhimbje dhe një erë të pakëndshme. Ka më shumë gjasa të prekë meshkujt. ”

Ekpertët thanë tha se simptomat e SST -së normalisht shfaqen brenda një muaji nga kontakti seksual me një person të infektuar.

Megjithatë, ekpertët paralajmërojnë se një numër i vogël njerëzish mund të infektohen edhe nga kontakti lëkurë me lëkurë.

Përdorimi i kontraceptivëve zvogëlon ndjeshëm rrezikun e marrjes së sëmundjes, ndërsa mund të trajtohet me antibiotikë. Por rastet e rënda mund të çojnë në plagë të përhershme dhe dëmtim të organeve gjenitale.

Simptomat

Gratë:

• Gjakderdhje gjatë ose pas seksit

• Dhimbje gjatë seksit

• Dhimbje barku

• Shkarkim i verdhë ose jeshil nga vagina juaj, ose shkarkim që mban erë të pakëndëshme

Burrat:

• Dhimbje në testikujt tuaj

Ka disa simptoma që mund të shfaqen edhe tek burrat edhe tek gratë dhe këto përfshijnë:

• dhimbje gjatë urinimit

• kruajtje, djegie rreth organeve gjenitale

• flluska, plagë, njolla ose gunga rreth organeve gjenitale ose anusit tuaj

Tiranapost.al