Shëndeti

Edhe Franca fut në çdo farmaci ‘Rapid test-in’ që zbulon nëse ke kaluar apo jo Covid. Po Shqipëria kur?

Edhe Franca fut në çdo farmaci ‘Rapid test-in’ që

Franca ka autorizuar që prej ditës së shtunë kryerjen e testeve të shpejta “Rapid test”, serologjikun që zbulon nëse trupi ka antitrupa të virusit, pra nëse Covid-19 ka qenë ndonjëherë në trup. Testi bëhet lehtësisht nga farmacistët duke marrë gjak kapilar. Dekreti është botuar në Fletoren Zyrtare dhe vlen deri për në 30 tetor të këtij viti.

Ndërkaq Shqipëria në këtë drejtim s’po bën dot hapa aktiv. Jane të shumtë faktorët edhe frika për abuzime, por sidoqoftë edhe pse testi i shpejtë mund të ketë të metat e tij, do të ishte një qartësim për këdo që ka nevojë të dijë. Aq shumë informacione vijnë nga të katër anët, sa një Rapid test në farmaci do të ishte jo pak ngushëllim. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëhet në të ardhmen e afërt, shpresojmë.

*Burimi Le Figaro