Shëndeti

Ekselenca e kirurgjisë bariatrike botërore, Paolo Gentileschi në Dermolife!

Ekselenca e kirurgjisë bariatrike botërore, Paolo Gentileschi në

Gjatë dy dekadave të fundit, rritja e ndërgjegjësimit për përfitimet e kirurgjisë bariatrike, siguria e përmirësuar dhe përdorimi më i gjerë i qasjes laparoskopike, ka bërë që kirurgjia bariatrike të lulëzojë.

Në studimet e shumta shkencore të qindra mijëra pacientëve, operacioni për humbje peshe ka dëshmuar se ul rrezikun e vdekjes së një personi nga çdo shkak me mbi 40%. Por, janë një sërë komponentësh që ndikojnë në suksesin ose dështimin e mbarëvajtjes së këtij procesi kirurgjikal, ku hapësirën më të rëndësishme e zë ROLI I KIRURGUT!

Zgjedhja e kirurgut të duhur bariatrik për të kryer operacionin tuaj të humbjes së peshës është shumë e rëndësishme. Ju duhet të kërkoni një kirurg me aftësi të jashtëzakonshme kirurgjikale dhe përkushtim për kujdesin vijues. Shumica e kirurgëve shmangin operimin e personave shumë të shëndoshë, pasi rreziqet dhe vështirësitë e kryerjes së operacioneve në barkun e pacientit obez, trajtohen më mirë nga ekspertë të specializuar në kirurgjinë e obezitetit.

Në Klinikën Dermolife, e cila prevalon e para në trajtimin e obezitetit në Shqipëri nuk ekziston “frika” apo selektimi i pacientit në bazë të pasigurive të kirurgut. Angazhimi i përbashkët Dermolife-pacient është të fitojmë luftën me obezitetin. Për të qenë ndihma e parë dhe dera ku çdo pacient troket, na është dashur te bashkëpunojmë me kirurgun PAOLO GENTILESCHI, i cili renditet në rradhët e kirurgëve elitë të ekselencës të kirurgjisë bariatrike duke qenë kështu një nga pionerët që ka mundur obezitetin!

I arsimuar dhe diplomuar në Itali si edhe në New York si një student ekselent fillimisht dhe me tituj mirënjohje, kirurgu kryeson prej vitesh në fushën e kirurgjisë bariatrike me dhjetëra subspecializime në fusha të ndryshme që lidhen kryesisht me obezitetin dhe format e ndryshme të trajtimit të saj deri në rastet më të komplikuara. Aty ku kirugët selektojnë, por Dr.Gentileschi është aty për të realizuar në mënyrë profesionale dhe të suksesshme çdo rast.

Paolo Gentileschi, i cili numëron mbi 5000 operacione laparoskopike dhe drejton spitalin më të mirë të kirurgjisë bariatrike në Itali, njihet edhe si docent në Amerikë dhe Itali duke u kujdesur që eksperienca e tij, rëndësia e trajtimit në mënyrën e duhur pacientin, të shpërndahet kudo. Fushat ku ai ushtron profesionin e tij, janë fokusuar në:

Kirurgjinë Bariatrike, Kirurgjinë e GI (gastrointestinal) të sipërme, Kirurgjinë Endokrine, Kirurgjinë Laparoskopike, ku edhe ka qenë pjesë e studimeve që janë kryer dhe ndër të parët që ka shkëlqyer në këtë metodë, si dhe Kirurgjinë Emergjente. Ai drejtoi dhe vazhdon të japë mësim në shumë kurse kombëtare dhe ndërkombëtare të Kirurgjisë Laparoskopike.

Ai gjithashtu është zgjedhur në Bordin Shkencor të SICOB (Shoqëria Italiane e Kirurgjisë së Obezitetit), SICADS (Shoqëria Italiane për Kirurgjinë Ditore), SIEC (Shoqëria Italiane për Kirurgjinë Endokrine), SICU (Shoqëria Italiane e Kirurgëve Universitare), SPIGC (Shoqëria Italiane e Kirurgë të rinj), LAP GROUP ROMA (Gruppo Laparoscopico Romano).

Ai është pjesë edhe e klubit internacional të kirurgjisë bariatrike në universitetin e OXFORD. Kirurgu vijon të jetë pjesë e kërkimeve shkencore mbi trajtimin e obezitetit ku edhe ka shkruar me dhjetëra artikuj të dedikuar.

Paolo Gentileschi, profesioni i së cilit shtrihet mes Amerikës dhe Italisë, prej kohësh ka vendosur të bashkëpunojë ekskluzivisht me klinikën Dermolife për të kryer kirurgjinë e gastric sleeve, si edhe të gjitha metodat e tjera bariatrike. Pacientët të cilët prej vitesh janë trajtuar në klinikën tonë dhe jeta e tyre ka ndryshuar katërcipërisht për mirë, nuk mund t’i shpëtonte “optikës” së Dr.Gentileschit i cili tashmë po shton rastet e trajtuara me sukses edhe në Shqipëri vetëm pranë Dermolife! Në të vetmin vend ku është i orientuar drejtë pacientit dhe ku kanë si filozofi që besimi dhe cilësia janë të lidhura ngushtë dhe me këtë të fundit, nuk ka kompromis!

*Ky artikull është i sponsorizuar