Shëndeti

Eksperti më i mirë në Amerikë tregon gafën me Covid-19

Eksperti më i mirë në Amerikë tregon gafën me Covid-19

Doktori Anthony Fauci, i cili është eksperti më mirë i sëmundjes infektive të SHBA-ve, tha se një prej gabimeve që po bëjnë amerikanët janë braktisja e masave të sigurisë personale, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Ai shprehet se një qasje e tillë “ose gjithçka ose asgjë”, ka kontribuar në rritjen e rasteve me Covid-19 në të në të gjithë vendin, duke iu referuar faktit që në disa vende ose ka masa shumë strike dhe në disa të tjera s’ka masa fare. ⁣Një situatë e tillë po shihet në shumë vende të botës, ndërsa edhe ekspertët shqiptarë bëjnë thirrje herë pas here për zbatimin e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura. 

"Ajo çfarë ka ndodhur, unë mendoj se kuptohet, por megjithatë për fat të keq, është që njerëzit në disa vende morën qëndrimin ‘ose gjithçka ose asgjë’. Ose jeni i mbyllur, ose thjesht lini të gjithë të lirë dhe thjesht injoroni shumë nga udhëzimet e ‘distancimit fizik, maskës, mos shtrëngimin e duarve dhe shmangien së turmave të mëdha’. Ju e shihni në TV faktin se, edhe në shtetet që u thonë qytetarëve të tyre t’i zbatojnë masat siç duhet, nuk po e zbatojnë. Ka turma. Nuk ka distancë fizike dhe nuk mbajnë maska. Kjo është një recetë për katastrofë. Është diçka për të cilën flasë herë pas here”, tha Fauci në një intervistë për CNN.

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ka bërë thirrje shpesh për rëndësinë e hapave të përditshëm parandalues që amerikanët mund të ndërmarrin për të zhdukur koronavirusin në javët dhe muajt e parë të pandemisë./ Burimi politico.com