Shëndeti

Enigma më e madhe: Pse disa të rinj po vdesin nga koronavirusi?

Enigma më e madhe: Pse disa të rinj po vdesin nga koronavirusi?

Mbetet një nga misteret më të mëdha të pandemisë: Sëmundja shkakton probleme të rënda tek më të moshuarit apo që kanë probleme shëndetësore, por ka raste që ka qenë fatale për të rinjtë, madje dhe ata që kanë qenë trupa sportivë.

Janë propozuar disa teori. Disa studiues besojnë se sasia e virusit që infekton një individ mund të jetë thelbësore. Nëse merrni një dozë të madhe të virusit, rezultati mund të jetë më fatal.

“Për Covid-19, raportet e hershme nga Kina sugjerojnë se ngarkesa virale është më e lartë te pacientët me sëmundje më të rëndë, ashtu si Sars dhe gripi. Është e rëndësishme për ne që të kufizojmë të gjitha ekspozimet e mundshme me Covid-19, dhe nëse ndihemi mirë”, tha Edward Parker nga Shkolla e Mjekësisë Tropikale në Londër.

Të tjerë argumentojnë se mund të lidhet me ndjeshmërinë gjenetike: me fjalë të tjera, ka individë përbërja gjenetike e të cilëve i bën ata më të prekshëm ndaj virusit, ndërsa përhapet nëpër trupat e tyre.

Kjo e fundit favorizohet nga virologu britanik Michael Skinner: "Ka shumë mundësi që disa prej nesh të kenë një përbërje të veçantë gjenetike që e bën më të predispozuar që t'i përgjigjemi keq një infeksioni që shkaktohet nga koronavirusi. Mund të shohim një lloj ngjashmërie të ndjeshmërisë në disa persona që preken nga Covid-19 dhe kjo bën që ata të vuajnë më shumë efekte anësore serioze”.

Një shembull i një ndjeshmërie të tillë është dhënë nga virusi herpes Simplex, i cili shkakton plagë herpesi. Në disa njerëz, një mutacion që prek receptorët e qelizave të njohur si TLR3, në sistemin e tyre nervor qendror, i bën ata të paaftë të përballojnë ndikimin më të keq të virusit dhe mund të preken nga sëmundja e quajtur ‘encefalit herpes Simplex’. / Burimi The Guardian