Shëndeti

Enigma tjetër e Covid-19: Në Europë qarkullon një version tjetër i virusit

Enigma tjetër e Covid-19: Në Europë qarkullon një version

Pavarësisht se Covid-19 prej muajsh ka infektuar të gjithë botën, ka ende disa enigma rreth tij. Një zbulim së fundmi tregon se në Europë po qarkullon një variant i virusit që infekton shumë njerëz, por nuk përkeqëson gjendjen e tyre shëndetësore.

Varianti i identifikuar është "D614G", i cili ishte më ngjitës në kushte laboratorike. Menjëherë pas shfaqjes së tij, varianti D614G u bë më mbizotërues dhe analizat e mostrave ndërkombëtare treguan një ndryshim të rëndësishëm në popullatë, nga virusi origjinal, te varianti i ri.

Enigma tjetër e Covid-19: Në Europë qarkullon një version

Lajmi për zbulimin e këtij varianti kishte qarkulluar javë më parë, falë botimit në disa revista shkencore të disa studimeve ndërkombëtare - përfshirë edhe një studim italian, të nënshkruar nga Massimo Ciccozzi, drejtuesi i Njësisë së statistikave mjekësore dhe epidemiologjisë molekulare në Universitetin ‘Campus Bio-Medico’ në Romë, Roberto Cauda, ​​profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Katolik të Romës dhe Antonio Cassone, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Perugia-s. Po ashtu një studim u publikua nga Laboratori Kombëtar Los Alamos në Neë Mexico dhe University University në North Carolina bashkëpunuan me ekipin hulumtues të Universitetit të Sheffield, në Mbretërinë e Bashkuar për të analizuar mostrat e gjenomit.

"Në veçanti, të dhënat e studiuesve sugjerojnë që lloji i ri shoqërohet me ngarkesa më të larta virale në traktin e sipërm respirator të pacientëve me Covid-19, por viruset me mutacionin D614G nuk po shkaktojnë sëmundje më serioze”, thotë studimi.

Drejtoresha e grupit teknik për koronavirusin në OBSH, Maria Van Kerkhove, duke komentuar mutacionet që ka pësuar Covid gjatë këtyre muajve, tha se "Virusi po ndryshon, por ne nuk kemi asnjë indikacion se mutacionet e zbuluara tregojnë ndryshime në ashpërsinë dhe aftësinë infektuese të Sars-Cov-2”.