Shëndeti

Çfarë i ndodh trupit tënd kur ha ushqime pikante?

Çfarë i ndodh trupit tënd kur ha ushqime pikante?

Disa pjata janë aq pikante sa që do të nevojitej maskë gjatë gatimit për të mbrojtur sytë nga djegia. Pavarësisht shijes së mirë që i japin ushqimit duhet të dish të mirat e të këqijat që të vijnë nga pikantet.

Mund të humbasësh peshë

Pikantet janë një mënyrë e mirë për të djegur dhjamin e tepërt në trup.

Ul ndjesinë e dhimbjes

Pavarësisht se disa njerëz mund të vuajnë nga koliti, thuhet se ushqimi pikant rrit tolerancën ndaj dhimbjes, pra e bën trupin të ndjejë më pak dhimbje.

Rrit imunitetin

Trupi ushqehet me antioksidantë që janë zakonisht të nevojshëm gjatë dimrit. Mbajnë mikrobet larg.

Ka shanse të jetosh më gjatë

Nëse ha ushqime pikante gati në çdo ditë të javës ke 14% më pak shanse për të vdekur herët. Ka studime që e mbështetin këtë.

Ul nivelin e konsumimit të sheqerit

Sheqeri konsiderohet si droga e ëmbël, por njëkohësisht vdekjeprurëse. Ndikimi negativ i tij në shëndet nuk është lajm i ri. Thonë se konsumimi i pikanteve ul dëshirën për sheqer. Dhe ky është një tjetër lajm i mirë.

Gjuha humb ndjeshmërinë

Receptorët e shijes e humbasin funksionin e tyre, por vetëm përkohësisht.

Çfarë i ndodh trupit tënd kur ha ushqime pikante?

Mund t`ju shkaktojë alergji

Disa njerëz kanë përjetuar alergji pas një ushqimi djegës. Në këtë rast duhet të shkosh tek mjeku.

Problemet e stomakut rëndohen

Nëse keni një stomak të ndjeshëm, ngrënia e ushqimit pikant është një ide e keqe. Së pari, mund t’ju ??japë diarre. Për më tepër, mund të shkaktojë gastrit të përkohshëm, ose nëse tashmë keni probleme me stomakun, ato ka të ngjarë të përkeqësohen.

*Burimi Bright Side