Shëndeti

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani çdo ditë bajame

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani çdo ditë bajame

Nuk janë vetëm të shijshme, por edhe e shëndetshme. Ato përmbajnë shumë vitamina dhe elementë të tjerë.

Por çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani bajame çdo ditë?

Ulja e kolesterolit

Bajamet janë ndër 5 produktet më efektive për zvogëlimin e kolesterolit "të keq". Nëse e keni shumë të lartë, rrisni numrin e bajameve në 20-30 në ditë.

Flokë të shëndetshëm

Bajamet përmbajnë pothuajse të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme për të përmirësuar rritjen e flokëve tuaj dhe për ta bërë atë më të fortë. Magnezi dhe zinku stimulojnë rritjen e flokëve, vitamina E e bën atë më të fortë, dhe vitamina B i jep shkëlqim dhe jetëgjatësi.

Parandalimi i sëmundjeve të zemrës

Antioksidantët, yndyrnat mono të pangopura, magnezi dhe bakri në bajame mbrojnë shumë zemrën dhe enët e gjakut. Për të parandaluar sëmundjen ishemike të zemrës dhe gjendje të tjera kardiake, hani bajame me lëvore.

Parandalimi i rrudhave

Bajamet përmbajnë një sasi të bollshme mangani që ndihmon në prodhimin e kolagjenit, një proteinë përgjegjëse për tonin e lëkurës. Vitamina E, një antioksidant, ndihmon gjithashtu në luftën kundër shenjave të plakjes.

Flora e shëndetshme bakteriale

Bajamet përmbajnë prebiotikë që janë të nevojshëm për rritjen dhe shumëzimin e baktereve të mira të zorrëve. Nëse keni një çekuilibër rekomandohet të hani 30-35 bajame në ditë.

Humbja e peshës

Një studim shkencor vërtetoi se njerëzit që hanë bajame konsumojnë më pak karbohidrate. Normalizimi i metabolizmit gjithashtu kontribuon në humbjen e peshës, të siguruar nga vitaminat dhe fibrat.

*Artikulli i marrë nga Brightside. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.