Çfarë janë "Ethet e Nilit" dhe pse s'duhet të shqetësohemi
E Martë 6 Gusht 2024, 16:38
TiranaPost
Ministria Shëndetësisë ka postuar një video me shpjegime të hollësishme nga mjekja Silva Bino, për të sqaruar dhe qetësuar opinionin publik në lidhje me virusin "Ethet e Nilit".
“Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda”.