Shëndeti

Çfarë nxori studimi për pacientet me kancer që janë të infektuar me Covid

Çfarë nxori studimi për pacientet me kancer që janë

Kimioterapia  tek pacientët me kancer të prekur nga Covid-19  nuk përbën një rrezik për mbijetesën e tyre. Në këtë përfundim ka dalë një studim i Imperial College në Londër, ku mori në vëzhgim 890 pacientë të infektuar që po trajtohen edhe me kancer në Britaninë e Madhe, Spanjë, Itali dhe Gjermani.

Sipas përfundimeve të studimit, pacientët me kancer të gjirit kishin gjysmën vdekshmërisë krahasuar me të sëmurët e tjerë.

"Në studim, një në tre pacientë me kancer me Covid-19 kishte vdekur midis fundit të shkurtit dhe fillimit të prillit. Gjetjet e studimit mund të përdoren për të gjetur se cilët pacientë me kancer ishin më të prekur dhe duhet të kujdesen më shumë nga virusi”, tha Dr David Pinato, drejtues i studimit.