Shëndeti

FDA i jep ‘Ok’ përdorimit të Pfizer tek adoleshentët

FDA i jep ‘Ok’ përdorimit të Pfizer tek adoleshentët

“The Food and Drud Administration”,FDA, i ka dhënë miratimin përdorimit të vaksinës Pfizer-BioNTech ndaj Covid-19 për adoleshentët.

Siç New York Times raporton, Pfizer është vërtetëtuar të jetë efektive mes grupmoshës 12-15 vjeç.

Pas autorizimit të FDA, një panel nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të rishikojë edhe njëherë të dhënat në dispozicion dhe rezultatet nga provat klinike për të hartuar rekomandime për përdorimin e vaksinës për këtë grupmoshë.

Pfizer njoftoi gjatë muajit mars se vaksina j ishte shumë e efektshme në një provë me më shumë se 2 mijë adoleshentë dhe se vaksina ishte pranuar mirë midis grupmoshës 12 deri në 15 vjeç. Efektet anësore të vaksinës, të përjetuara nga kjo grupmoshë, ishin të ngjashme me ato të moshave 16 deri 25 vjeç.

*Artikulli i Business Insider u përshtat në shqip nga Tiranapost.al