Shëndeti

Fëmijë që flasin me kukullat në kushte izolimi, a duhet të shqetësohet prindi?

Fëmijë që flasin me kukullat në kushte izolimi, a duhet

Psikologe Ervjola Osmanaj thotë se është normale të ndodhin situata të tilla tek fëmijët. Por ajo kërkon që të tregohet më shumë kujdes teksa ata kalojnë më shumë kohë në internet për shkak të izolimit në shtëpi dhe pamundësisë së vëmendjes së prindërve të cilët po popunojnë nga shtëpia.

Për Ilva Now ajo tha:

Prindërit nuk kanë shumë kohë të përqendrohen dhe fëmijët ndihen pa vëmendjen prindërore dhe kalojnë në situata jo të këndshme. Mund të kenë më shumë kohë të kalojnë në internet dhe të aksesojnë faqe të papërshtatshme dhe përballë situatave që shkaktojnë incidente online.

Ajo tregoi dy numrat për të gjithë fëmijët që kanë nevojë për këshillë, apo të flasin me psikologun.

111 dhe 116 janë numrat për këshillimet për fëmijët që të marrin ndihmë nga një psikolog apo nëse kanë thjesht nevojë të flasin.

A do kemi një sjellje tjetër sociale kur të dalim nga izolimi?

Psikologia thotë se e gjithë kjo situatë pandemie do të na ndryshojë:

Pa diskutim. E gjithë kjo situata na ka ndryshuar, do na bëjë më të duruar, të menaxhojmë më mirë situatat e vështira dhe e gjithë kjo frika dhe ankthi kam bindjen që do na bëjë më të fortë dhe të punojmë akoma më fort drejt qëllimeve tona.

Fëmijë që flasin me kukullat në kushte izolimi, a duhet