Shëndeti

Fëmijët që konsumojnë këto 3 ushqime kanë më shumë gjasa të preken nga diabeti

Fëmijët që konsumojnë këto 3 ushqime kanë më

Fëmijët që janë të predispozuar për të zhvilluar diabetin e tipit 1 dhe konsumojnë banane , tërshërë dhe kos kanë më shumë gjasa të zhvillojnë këtë sëmundje, thekson një studim i paraqitur nga gazeta britanike Guardian. E kundërta, ata që hanë luleshtrydhe , boronica dhe disa perime jeshile (brokoli, lakra dhe lulelakra) janë në rrezik më të ulët, zbuloi i njëjti studim.

Produktet e grurit gjithashtu rrisin rrezikun e këtij lloji autoimun të diabetit tek fëmijët e predispozuar, zbuloi studimi i fëmijëve në Finlandë.

Profesori që udhëhoqi studimin tha se fakti që disa fruta përmbajnë gjurmë pesticidesh mund të shpjegojë gjithashtu pse disa prej tyre rritin dhe të tjerët ulin rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 1, analizuan Suvi Virtanen dhe kolegët e saj në Institutin Finlandez të Shëndetit dhe Mirëqenies.

Megjithatë, është shumë herët për të bërë rekomandime dietike për foshnjat dhe fëmijët e vegjël bazuar në gjetjet e këtij studimi.