Shëndeti

Gabimi që s'duhet të bëjnë mjekët e familjes dhe terapia që duhet të ndjekin në shtëpi të infektuarit me Covid!

Gabimi që s'duhet të bëjnë mjekët e familjes dhe

Shefi i Urgjencës Kombëtares, Skënder Brataj, pati sot një thirrje për mjekët e familjes, të cilët ndjekin gjendjen shëndetësore të të prekurve me Covid që trajtohen në shtëpi. Brataj u ndal tek protokolli i mjekimit ndaj pacientëve me COVID, pasi sipas tij jo të gjithë të prekurit kanë nevojë për antibiotikë.

Gabimi që s'duhet të bëjnë mjekët e familjes dhe

“Format e lehta nuk duhet të jenë agresiv me të gjitha medikamentet. Në 4-5 ditët e para problemi kryesor është temperatura e cila kontrollohet me antipiretikë, me paracetamol, 2 deri 3 herë në ditë dhe sasia në varësi të peshës trupore. Nëse gjendja rëndohet, vijon temperatura dhe kolla, atëherë mund të fillohet një antibiotik pas javës së parë. Ndërsa në ditën e 8-10 personat që kanë një ecuri më të keqe dhe që kanë vështirësi në frymëmarrje mund të bëjnë një skaner për gjendjen e mushkërive dhe në këtë moment mund të vendoset në terapi kortizonike”, tha Brataj për A2.

Së fundmi numri i të prekurve me Covid është rritur bashkë me numrin e testimeve. Sot u shënuan 295 të infektuar.