Shëndeti

Gjithçka që duhet të dini për sfidën e lënies së duhanit

Gjithçka që duhet të dini për sfidën e lënies

Për këdo që pi duhan rregullisht dhe që ka menduar të lërë, dy muaj do të jenë shansi i tyre për ta hequr këtë ves.

Ardhja e Tetorit shënon fillimin e “Stoptober”, një fushatë vjetore që inkurajon njerëzit të ndalojnë pirjen e duhanit për 28 ditë rresht.

Sipas një raporti të botuar në Shtator 2019-ës, iniciativa “Stoptober” ndihmoi më shumë se 1.9 milionë njerëy të linin duhanin ndër vite.

Ndërkohë, rreth 78,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar vdesin çdo vit si rezultat i shkaqeve të lidhura me pirjen e duhanit, thotë NHS.

Pavarësisht nga njohja e rreziqeve, heqja dorë nga pirja e duhanit mund të jetë një luftë për shumë duhanpirës.

Ja se si mund të përfshiheni në “Stoptober”.

Kjo fushatë e Shëndetit Publik në Angli sfidon duhanpirësit të heqin dorë nga cigaret për 28 ditë gjatë muajit tetor.

Premisa është që pas refuzimit për këtë periudhë kohe, individët kanë pesë herë më shumë gjasa të lënë duhanin përgjithmonë.

Çfarë mbështetje ka për njerëzit që marrin pjesë në “Stoptober”?

Ju mund të shkarkoni aplikacionin falas NHS Stoptober, i cili mund t'ju ndihmojë të gjurmoni progresin tuaj dhe t'ju tregojë sa para po kurseni duke ndalur pirjen e duhanit.

Aplikacioni gjithashtu ofron mbështetje ditore për të gjithë ata që duan të lënë duhanin.