Shëndeti

Gjithkush sot mund të prodhojë një virus nga interneti, por mos u tremb! 

Gjithkush sot mund të prodhojë një virus nga interneti, por mos u

Sekuenca e virusit Covid-19 ndodhet gjendet online. Kështu çdo shkencëtar mund të krijojë një virus të ri. Dr. Silva Bino tregon në intervistën për Tiranapost se pse, pavarësisht lehtësisë që çdokush i fushës ka për ta krijuar, duke i mjaftuar një laborator, nuk e bën dot. Ajo përmend mekanizmat që e ndalojnë një krijim të tillë.

“Sekuenca e virusit është në internet. Çdo shkencëtar mund ta marrë. Çdo njeri sot në botë po të ketë keqdashje, prodhon një virus. Po të ketë keqdashje çdo laborator, çdo njeri. Do edhe ca elemente, sepse ti ndan sekuencat gjenetike në një platformë online, të cilat përdoren për qëllime të mira. Kjo është dhe arsyeja që janë krijuar mekanizma botërorë, siç është edhe Protokolli i Nagojës, edhe protokolle të tjera etike të cilat ndalojnë këtë gjë. Është si puna e embrionit që krijohet nga hiçi. Ju e mbani mend historinë e ‘Dolli’-t, në Angli e histori të tjera. Edhe puna e virusit është e njëjta gjë. Prandaj duhet të kesh disa aspekte ligjore shumë të rëndësishme dhe etike”, tha Silva Bino.