Shëndeti

Gripi australian mbërrin në Itali

Gripi australian mbërrin në Itali

Ditët e fundit, rastet e para të gripit A-H3N2, të quajtur zakonisht gripi australian, janë izoluar në rajone të ndryshme italiane. Ndërkaq në Australi kjo është vala e dytë më e rëndë e një gripi në dekadën e fundit, me mbi 15 milionë njerëz të infektuar.

Po çfarë është H3N2?

Është një nënlloj i virusit të influencës A. Çdo vit në stinën e dimrit qarkullon si një përzierje e viruseve të gripit. Gripi do të përhapet më tej kur i ftohti të bëhet intensiv dhe i zgjatur. Ky grip në rastet më të rënda ka tendencën të prekë trurin. Simptomat jane të ngjashme me gripin, rrufë, temperaraturë, ethe. Por lajmi i mirë është që ekziston një vaksinë për të.

Në Shqipëri nuk ka ende një informacion nëse ky grip ka mbërritur edhe këtu.