Shëndeti

ISHP: Ku ndryshon koronavirusi nga gripi i zakonshëm dhe më të rrezikuarit

ISHP: Ku ndryshon koronavirusi nga gripi i zakonshëm dhe më të

ISHP ka publikuar disa materiale informimi për sitatën me koronavirusin që ka shkaktuar pandeminë Globale, duke dhënë edhe përgjigje për disa nga pyetjet që shtrojnë qytetarët e shqetësuar.

Një ndër to është: Cili është ndryshimi midis simptomave të gripit, një ftohje të zakonshme dhe Koronavirus i ri?

ISHP sqaron se simptomat janë të ngjashme: përbëhen nga kollë, ethe, ftohje. Por theksohet se gripi dhe koronavirusi shkaktohen nga viruse të ndryshme. Prandaj këshillon të gjithë ata që ërjetojnë kët simptoma të kontaktojnë në numrin 127 për të marrë udhëzimet dhe për të kryer testin laboratorik.

-Sa zgjat periudha e inkubacionit?

Periudha e inkubacionit paraqet periudhën e kohës midis infeksionit dhe zhvillimit të simptomave klinike. Aktualisht vlerësohet se ndryshon midis 2 dhe 11 ditëve, deri në maksimumi 14 ditë.

-Sa i rrezikshëm është virusi i ri?

Ashtu si sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioni i ri nga COVID-19 mund të shkaktojë simptoma të lehta si ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje. Rrallëherë mund të jetë fatale.

ISHP: Ku ndryshon koronavirusi nga gripi i zakonshëm dhe më të

Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda janë të moshuarit dhe ata me sëmundje ekzistuese, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

-Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me Koronavirus?

Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, marje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

ISHP: Ku ndryshon koronavirusi nga gripi i zakonshëm dhe më të

ISHP: Ku ndryshon koronavirusi nga gripi i zakonshëm dhe më të