Shëndeti

Ja pse s`duhet ta shtysh kurrë alarmin e orës

Ja pse s`duhet ta shtysh kurrë alarmin e orës

Bën pjesë edhe ti në grupin që e shtyn alarmin e orës sa të mundesh. Hë dhe pesë minuta, ja edhe pesë minuta... Ka një arsye shkencore pse nuk duhet ta bësh më këtë. Neuroshkenca e shpjegon me dy fjalë "inercia e gjumit". Kur e shtyp butonin dhe e shtyn për më vonë, trurin e kthen sërish në gjumë. Studiuesit kanë zbuluar se truri kthehet sërish në një cikël gjumi që zgjat 75 deri në 90 minuta që të përmbushet i plotë.

Kështu që kur ky alarmi yt do të bjerë sërish pas 9 minutash, ti zgjohesh si "O Zot..." Fiks si i zgjuar nga një gjumë i thellë. Kjo ndodh për shkak se cikli i gjumit që duhet të kryhej për 90 minuta, është realizuar për vetëm 9 minuta. Ajo ndjesia e lodhjes që do të ndjesh më pas gjatë gjithë ditës nuk lidhet me faktin se s`ke fjetur mirë, por sepse shtyp atë buton dhe e bëri gjumin e inercisë.

Video


Tiranapost.al