Shëndeti

Jemi ende në valën e parë të virusit! Eksperti i njohur kinez del në një tjetër konkluzion

Jemi ende në valën e parë të virusit! Eksperti i njohur

Një ekspert i sëmundjes në Kinë ka paralajmëruar se vala e parë e infeksionit të COVID-19 nuk ka përfunduar ende.

Wu Zunyou, shefi epidemiolog, gjithashtu u shpreh se sëmundja do ndryshojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë përgjithmonë. Ai parashikoi që virusi do të bashkëjetojë me njerëzit për një kohë të gjatë.

Kina po përballet prej tre javësh me një shpërthim të ri koronavirus në Pekin, kur pati një sërë të infektuarish në një treg ku shiteshin prodhimet e detit.

Epidemiologu Wu hodhi poshtë pretendimet se raundi aktual i infeksioneve të Pekinit sinjalizoi një shpërthim të dytë. Ai tha për median shtetërore se bota po përballet ende me valën e parë.

Jemi ende në valën e parë të virusit! Eksperti i njohur

“Vala e parë e epidemisë nuk ka mbaruar ende. Epidemia globale është përshkallëzuar që nga janari dhe ka qëndruar në një nivel me rrezik të lartë”, tha Wu për “China News”.

Ai e lidhi rritjen e numrit të rasteve të përditshme në botë me ato në Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Indinë. Mjeku theksoi se epidemia e koronavirusit nuk ka të ngjarë të 'përfundojë krejt papritur' si, shpërthimi i SARS në 2003-shin.

“Ka shumë mundësi që virusi të bashkëjetojë me njerëzit për një kohë të gjatë dhe të ndryshojë stilin e jetës dhe stilin e punës të njerëzimit tani e tutje", vuri në dukje eksperti.

Ai madje shton se epidemia as nuk është drejt fundit.