Shëndeti

Jemi në sezonin e alergjisë! Mjekja tregon si ta dallojmë nga virusi

Jemi në sezonin e alergjisë! Mjekja tregon si ta dallojmë nga

Covid-19 vazhdon të mbetet një shqetësim, por stina e pranverës ka sjellë edhe alergjitë, veçanërisht nga bimët. Dy nga karakteristika që dallon nëse një pacient ka diçka virale apo alergji, është temperatura dhe dhimbja e fytit.

“Tani është sezoni i alergjisë me shkaktarët madhor, bimët e ulëta, barishtet e ulëta: Gramërat ose drithërat e egër. Kemi gjithë pushërat e plepave në qarkullim. Filloi trafiku, filloi dhe ndotja e ajrit, që në vetvete i bën edhe më agresive polenët. Pjesa më e madhe e pacientëve kanë teshtima, rrjedhje hundësh, kruajtje të syve dhe të hundës, kruajtje të fytit dhe të qiellzës, si një ndjesi e një trupi të huaj që nuk e pastrojnë dot. Mund të ketë edhe kollë apo vështirësi në frymëmarrje. Temperatura bën një ndarje madhore nëse është diçka virale, qoftë Covid, apo diçka alergjike. Në asma dhe alergji nuk kemi dhimbje të fytit”, tregon doktoresha për TCH.

Flokët, qerpikët, vetullat e mjekra janë transmetues të poleneve, ndaj rekomandohet dush ose larje e fytyrës e lagie të flokëve, si dhe heqje të rrobave sa hyn në shtëpi.