Shëndeti

Ka një dietë javore për të ulur kolesterolin gjatë menopauzës

Ka një dietë javore për të ulur kolesterolin gjatë

Nëse përgjigjet e fundit të analizave të tregonin nivele mbi normën të kolesterolit, që është diçka tipike gjatë menopauzës (por jo vetëm), duhet të ndjekësh një dietë ushqimore strikte.

E hënë

Mëngjesi: Qumësht i skremuar, tost buke me reçel frutash pa sheqer të shtuar.

Vakt i mesëm: Një grusht arra, bajame, fara luledielli ose susami.

Dreka: Perime me peshk sardele

Vakt i mesëm: Një frut (mollë, dardhë, boronicë, manaferra, ose kivi)

Darka: Oriz kaf, mish pule dhe perime të stinës.

E martë

Mëngjesi: Çaj bimor, kos i bardhë i skremuar, 1 frut (mollë, dardhë, boronica, manaferra, kivi, etj.) Dhe arra të thata.

Vakt i mesëm: një grusht fara liri, luledielli, ose susami.

Dreka: makarona integrale, thjerrëza dhe perime të stinës

Vakt i mesëm: një grusht arra, bajame.

Darka: gjizë me pak yndyrë, perime të gatuara të stinës dhe bukë thekre të thekur.

E mërkurë

Mëngjesi: qumësht i skremuar, kafe dhe tërshërë.

Vakt i mesëm: 1 frut (mollë, dardhë, boronicë, manaferra, kivi etj.)

Dreka: mish i bardhë (gjel deti ose pulë), perime të stinës dhe bukë integrale.

Vakt i mesëm: një grusht arra, bajame.

Darka: Supë me perime sezonale me peshk merluc.

E enjte

Mëngjesi: çaj i bardhë me bukë të thekur, vaj dhe domate ose me reçel pa sheqer të shtuar

Vakt i mesëm: një grusht arra, bajame.

Dreka: makarona integrale me ragu dhe sallatë të përzier.

Vakt i mesëm: 1 frut (mollë, dardhë, boronicë, manaferra, kivi, etj.).

Darka: 2 vezë dhe perime të gatuara të stinës.

E premte

Mëngjesi: Qumësht i skremuar me drithëra pa sheqer të shtuar dhe një frut të stinës.

Vakt i mesëm: 1 frut (mollë, dardhë, boronicë, manaferra, kivi etj.)

Dreka: bishtajore (fasule, thjerrëza, qiqra ose bizele), perime të stinës.

Vakt i mesëm: një grusht arra, bajame.

Darka: Mish i bardhë (mish pule ose gjel deti) me perime të stinës.

E shtunë

Mëngjesi: qumësht i skremuar, bukë tost me reçel pa sheqer të shtuar

Vakt i mesëm: 1 frut (mollë, dardhë, boronicë, manaferra, kivi etj.)

Dreka: Peshk merluc, perime të stinës dhe bukë integrale.

Vakt i mesëm: një grusht arra, bajame

Darka: ha ç`të duash

E diel

Mëngjesi: çaj bimor, kos i bardhë i skremuar, 1 frut (mollë, dardha, boronicë, manaferra, kivi, etj.) Dhe arra të thata.

Vakt i mesëm: 1 frut (mollë, dardhë, boronicë, manaferra, kivi etj.)

Dreka: Ha ç`të duash, se fundjavë.

Snack: një grusht fara liri, luledielli, susami

Darka: salmon, perime të stinës dhe bukë thekre.

*Burimi Vanity Fair