Shëndeti

Ka një javë që është në Europë, cilat janë të dhënat e tjera rreth variantit të ri Omicron

Ka një javë që është në Europë, cilat

Koha e Deltës duket sikur kaloi. Varianti më i ri i Covid-19 që ka hyrë edhe në Europë quhet Omicron.

Çfarë është Omicron?

Mostra e parë e variantit të ri B.1.1.529 është marrë më 9 nëntor 2021. Ky variant ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese, jo prej rrezikut për t`u sëmurur më rëndë, por për shkak të transmetueshmërisë më të lartë.

Pse shkencëtarët kanë ngritur shqetësime për këtë variant?

Varianti Omicron, i njohur gjithashtu si B.1.1.529, përmban rreth 50 mutacione, një numër jashtëzakonisht i madh. Më shumë se 30 prej tyre janë në proteinën spike, pjesa e virusit SARS-CoV-2 që ndërvepron me qelizat njerëzore përpara hyrjes në qelizë.

BE dhe SHBA mbyllin fluturimet me disa vende

Vendet e Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara, Brazili, Vietnami, Britania, Kanadaja kanë bllokuar fluturimet me disa vende nga ku ka dalë varianti i ri, edhe pse rastet e parë janë identifikuar në disa shtete pjesë e BE-së.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të ndalojnë fluturimet në Afrikën e Jugut, nga ku mendohet të ketë lindur mutacioni i ri, dhe në disa vende të tjera si në: Botsvanë, Zimbabve, Namibinë, Lesoton, Esëatin, Mozambik dhe Malavin.

OBSH kundër bllokimit të fluturimeve

OBSH vazhdon të jetë kundër bllokimit të fluturimeve, siç në fillim të pandemisë së Covid-19. Pas vendimit të më shumë se 50 shteteve për të anuluar fluturimet dhe izoluar vendin nga Afrika e Jugut dhe një sërë shtetesh të tjera.

“Kufizimet e plota nuk do të parandalojnë përhapjen ndërkombëtare dhe dëmtojnë jetën tonë”, shkruhet në deklaratën e OBSH-së.

Vendet e Evropës që kanë konfirmuar rastet e para me Omicron janë Italia, Britania, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.

Ç`thonë mjekët?

Dr Angelique Coetzee, mjeka afrikano-jugore e cila paralajmëroi autoritetet për variantin e ri Omicron, ka thënë në një deklaratë për Telegraph se simptomat janë të pazakonta, por të buta.

Dr Angelique Coetzee tha se ajo u alarmua fillimisht për mundësinë e një varianti të ri kur pacientët në klinikën e saj private filluan të vinin në fillim të këtij muaji me simptoma të Covid-19 që nuk kishin kuptim të menjëhershëm.

Pacientët përfshinin të rinj të prejardhjeve dhe etnive të ndryshme me lodhje intensive dhe një fëmijë 6-vjeçar me tension shumë të lartë, tha ajo. Asnjë nga ta nuk kishin probleme me shijen dhe nuhatjen. Gjysma e tyre ishin të pavaksinuar.

A mbron ende vaksina?

Bazuar në numrin dhe llojet e mutacioneve që shihen në variantin Omicron, shkencëtarët sugjerojnë se imuniteti nëpërmjet vaksinimit ose infeksionit të mëparshëm mund të mos mbrojë kundër ri-infeksionit nga Omicron në mënyrë kaq efektive.

Studimet laboratorike po kryhen me shpejtësi në Afrikën e Jugut për të kuptuar ndikimin në imunitet.

Shkencëtarët po shikojnë neutralizimin e antitrupave të këtij varianti si dhe ndërveprimet me qelizat T, për të konfirmuar nëse ka imunitet të reduktuar në analizat standarde laboratorike, por këto do të duhen disa javë për t'u përfunduar.