Kanceri i Kate ishte për William viti më i errët i jetës së tij
2024 ka qenë një vit i vështirë për Princin William dhe familjen e tij. Ai ka folur për herë të parë publikisht për periudhën e errët, kur bashkëshortja e tij, Kate dhe babai i tij, Mbreti Charles u diagnostikuan me kancer.
“Ka qenë e tmerrshme. Ndoshta ka qenë viti më i vështirë në jetën time,” tha ai për gazetarët gjatë vizitës së tij në Afrikën e Jugut. “Përpjekja për të kaluar gjithçka dhe për të mbajtur gjithçka në kontroll ka qenë vërtet e vështirë. Por jam shumë krenar për bashkëshorten time, jam krenar për babanë tim, për mënyrën si i kanë përballuar gjërat."
Princi i Uellsit tha se Kate është mirë, por ai nuk mund të jetë më i qetë.
“Më pëlqen puna ime dhe më pëlqen të eci me kujdes, duke u siguruar të kem kohë për familjen time gjithashtu.”