Shëndeti

Ke qejf të nxihesh në plazh? Po a e ke menduar ndonjëherë çfarë i ndodh vërtet lëkurës?

Ke qejf të nxihesh në plazh? Po a e ke menduar ndonjëherë

Me ardhjen e verës, qejfi nuk është vetëm tek noti, ushqimet e detit, era e detit, por edhe tek rrezet e diellit. Sidomos vajzat e kanë synim të qartë "ngjyrën e çokollatës". Trupi duket më bukur. Po çfarë i ndodh realisht lëkurës gjatë këtij procesi?

Lëkura jonë i nënshtrohet një sërë procesesh dhe reaksionesh kimike që çojnë në formimin e ngjyrës së dëshiruar të nxirë.

Rrezet e diellit përmbajnë një formë rrezatimi të quajtur rrezet ultraviolet (UV), të cilat ndahen në dy kategori kryesore: rrezet UVA dhe rrezet UVB. Kur lëkura jonë ekspozohet ndaj këtyre rrezeve, fillojnë të ndodhin një sërë reaksionesh fiziologjike të cilat çojnë në nxirje.
Siç e dimë, ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve UV mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën tonë.

'Trupi nuk nxihet për të qenë më i bukur, nuk ka asnjë avantazh në fakt', tha Aleksandar Sekulic, dermatolog.

'Përkundrazi, nxirrja është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj mutacioneve që ndodhin në ADN-në tonë'.
Pra, sipas Sekulic, lëkura dëmtohet në një nivel qelizor. Dëmtimi është mikroskopik, por ky dëmtin në fund mund të çojë në kancer të lëkurës.

Kur qelizat e lëkurës kërcënohen nga rrezet UV të diellit, ato kalojnë në modalitetin e mbrojtjes, duke shpërndarë qelizat e pigmentuara më të errëta (melanocitet) në të gjithë sipërfaqen e lëkurës. Pigmenti parandalon që rrezatimi UV të godasë pjesët më të vlefshme të qelizave. Në fakt, melanina thith dhe shpërndan rrezet e diellit, duke ndihmuar në uljen e sasisë së rrezatimit UV që arrin nivelet më të thella të lëkurës.

Ndërsa pigmenti grumbullohet, lëkura juaj duket më e nxirë. Sa më shumë që lëkura juaj të jetë nën kërcënim, aq më shumë punon për të formuar mburoja pigmenti. Kjo është arsyeja pse errësoheni sa më shumë të ekspozoheni në diell.

Duhet përmendur se mutacionet e ADN-së të shkaktuara nga ekspozimi në diell mund të çojnë në kancer të lëkurës dhe dobësim të fibrave lidhëse, gjë që çon në rrudha, lëshim të lëkurës dhe njolla nga dielli. Pra është pikërisht ajo ngjyra e çokollatës që të mbron nga kanceri.

Natyrisht, njerëzit "bardhoshë" kanë më shumë vështirësi në krijimin e këtij filtri mbrojtës të lëkurës dhe për këtë arsye janë më të rrezikuar nga zhvillimi i problemeve për shkak të ekspozimit ndaj rrezeve të diellit. Pavarësisht nga lloji i lëkurës, ekspertët rekomandojnë përdorimin e një kremi kundër diellit me SPF 30, mbajtjen e një kapeleje dhe qëndrimin në hije për aq kohë sa të jetë e mundur.