Shëndeti

Kjo është fjalia më e gabuar që kemi thënë dhe dëgjuar gjatë koronavirusit

Kjo është fjalia më e gabuar që kemi thënë dhe

Koronavirusi ka dy fytyra. Fytyra e parë është ajo që e njohin të gjithë, që duhet më shumë. Njerëzit infektohen, mund të përfundojnë në spital dhe në disa raste rezulton në pasoja fatale.

Fytyra tjetër është depresioni. Ajo që ende nuk duket mirë, por që ndihmohet të nxjerrë kokën nga fjalia që është shndërruar në klishe “Asgjë s`do jetë si më parë”. Kjo fjali e përsëritur në televizione, portale, shtëpi, rrugë, kudo mund të çojë në një epidemi depresioni.

Pasiguri, frikë, shqetësime për të ardhmen, këto janë mendimet mbizotëruese të atyre që në këto ditë detyrohen të qëndrojnë në shtëpinë e tyre.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit e ka përqendruar vëmendjen në këtë pikë.

Qëndrimi në shtëpi, jo vetëm që prodhon tensione dhe një ndjenjë zhgënjimi, por i nxit njerëzit të mendojnë dhe imagjinojnë të ardhmen.

Ata që nuk janë mësuar të menaxhojnë stresin, të mendojnë se si të rikrijojnë një punë apo një aktivitet, janë subjektet që mund të zhvillojnë depresion dhe neurozë nesër.

Një grup psikologësh nga Universiteti i Uashingtonit, për të gjitha ato forma të obsesioneve të vogla ndaj rrezikut të infektimit nuk do të zhduken pasi të ketë mbaruar karantina.

Ftesa e këtyre qendrave ndërkombëtare të kërkimit është të krijohet një shërbim mbështetës për më të dobëtit nga autoritetet e ndryshme kombëtare.

E ardhmja nuk duhet të jetohet dhe perceptohet si braktisje, por si një mundësi interesante.

*Burimi Giorno dopo Giorno