Shëndeti

Kontrolloni zemrën që në adoleshencë: Rreziqet që vijnë nga neglizhenca

Kontrolloni zemrën që në adoleshencë: Rreziqet që

Stresi, alkooli, ushqimet jo të shëndetshme por edhe konsumi i drograve kanë shkaktuar probleme shëndetësore tek shumë të rinj, të cilët dalin me kolesterol të lartë në gjak, probleme të veshkave, diabet dhe sëmundje të hershme kardiake.

Mjekja kardiologe Engjëllushe Hasani thotë se kontrolli bazë duhet të kryhet në mënyrë më të hershme, që në adoleshencë duke evidentuar problemet që nisin herët, qëndrojnë të fshehura dhe pasojat vijnë më vonë: siç ndodh me pllakat e arterisklerozës të cilat në moshën mbi 40 vjeç çojnë deri në infarkte.

Për Top Channel ajo thotë:

Ne na ka ardhur në ndihmë kontrolli bazë që bëhet nga mosha 35 vjeç deri në 70 vjeç. Kjo ka bërë të identifikohen më herët problemet kryesisht ato kardiake. Tek moshat e reja janë evidentuar sëmundje me yndyrnat e larta ose me diabet.

Kontrolloni zemrën që në adoleshencë: Rreziqet që

Por edhe tek të rinjtë, faktorët e përmendur më lart, shtuar produket si pijet e gazuara e përkeqësojnë situatën.

‘Në botë tani po shihet dhe po bëhet që ky protokoll i kontrollit bazë të fillojë në moshën e adoleshencës nga mosha 14 deri në 35 vjeç sepse i referohemi që pllakat arteriskleroze që formohen për të krijuar këtë ngjarje kardiake do 3-4 dekada të dalë në pah. Pra e shihni sa shumë kohë kërkon që të shfaqet. Më vonë në moshën e rritur përkthehet në ngjarje madhore kardiake’.

Sipas shifrave të INSTAT, nëse tre persona në ditë kanë humbur jetën nga Covid, nga problemet kardiake kanë humbur jetën 40 persona.

‘Ne duhet të fillojmë që në moshë të re të kërkojmë matjen e yndyrnave në moshë adoleshence dhe trajtimin e tyre në këtë moshë, që në moshë të rritur të mos ketë shanse për ngjarje madhore kardiake’, thotë doktoresha.

*Tiranapost.al.