Shëndeti

Koronavirusi ka ringjallur vaksino-fobinë

Koronavirusi ka ringjallur vaksino-fobinë

Ndërkohë që bota po lufton për të krijuar vaksinën anti-Covid, shumë shpejt shoqërisë do t`i duhet të përballet dhe me rezistencën. Nuk është gjë e re vaksino-fobia. Ekziston një frikë e përgjithshme para çdolloj vaksine për shkak të efekteve të mundshme anësore. Po ndërkohë që vaksinat e tjera aplikohen prej vitesh, kjo e Covid-19 është diçka e re që ende nuk i njihet efektiviteti.

Shumë njerëz kanë filluar që tani t`i rezistojnë. Sipas një studimi në Amerikë dhe Angli 30% e njerëzve nuk duan ta bëjnë vaksinën pasi të dalë. Pjesa tjetër ose janë të dyzuar, ose mezi po e presin. Komitetet teknike të epidemiologëve kudo në botë kërkojnë që të arrijnë imunitetin e tufës përmes vaksinimit masiv. Atëherë si i bëhet për të luftuar frikën?

Për ta zgjidhur këtë duhet që së pari të zbulohet përse-ja?

Së pari shumë njerëz e mendojnë të largët ditën kur vaksina do të dalë.

Së dyti e shikojnë sëmundjen larg vetes.

Së treti është mungesa e besimit tek sistemi shëndetësor publik dhe pastaj tek efikasiteti i vaksinës.

*Burimi Bloomberg