Shëndeti

Kur duhet të marrësh 127 dhe kur linjën e gjelbër 08004040

Kur duhet të marrësh 127 dhe kur linjën e gjelbër 08004040

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacion apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet gjithmonë numri unik i urgjencës kombëtare 127!