Shëndeti

Kur një pacient quhet i shëruar dhe sa kohë i duhet për t'u ndjerë si më parë

Kur një pacient quhet i shëruar dhe sa kohë i duhet për

Pyetja që e gjithë bota do një përgjigje është: Saktësisht sa njerëz janë të sëhruar nga Covid-19?

Shumë njerëz kanë simptoma të lehta dhe mund të shërohen në shtëpi, pa ndihmën e një stafi mjekësor, ndërsa në shumë raste të tjera ëstë e domosdoshme shtrimi i tyre në spital.

“Kategoria e njerëzve të shëruar filloi kur virusi ishte i përqendruar në Kinë dhe mediat lokale po publikon raporte zyrtare”, tha për CNN zëdhënësi Douglas Donovan, i “John Hopkins University”, që është mes shumë institucioneve që merret me raportimin e rasteve të të shëruarve.

Por është e vështirë të përcaktosh saktë numrin e të shëruarve pasi raportet në disa shtete bazohen te raportimet e mediave lokale dhe ka gjasa që numri i personave që kanë mundur Covid-19 të jetë më i lartë.

Kur një pacient quhet i shëruar dhe sa kohë i duhet për

Por kur mund të quhet një pacient se është shëruar?

Aktualisht nuk ka një trajtim të krijuar vetëm për të luftuar Covid-19, por të infektuarit mund të shërohen me kujdesin e duhur shëndetësor, përmes medikamenteve apo udhëzimeve të tjera. Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes e cilëson një pacient të rikuperuar nëse plotëson tre kritere:

1.Nuk ka temperaturë për të paktën 72 orë, pa përdorur ilaçe.

2.I përmirësohen simptomat e tjera, si kolla apo vështirësia në frymëmarrje.

3.Ka kaluar një periudhë prej të paktën 7 ditësh nga shfaqja e simptomave të parë.

Shtuar tre kritereve është edhe fakti që dy testimet t’u dalin negative radhazi, me një diferencë prej 24 orësh nga njëri-tjetri.

I rikuperuar nuk do të thotë që një pacient menjëherë do të ndihet i shëndetshëm. Mjeku amerikan Bala Hota thotë se shumë nga pacientët e tij ndihen të lodhur dhe ende kanë një kollë të zgjatur edhe nëse i plotësojnë tre kriteret. “Shërimi mund të marrë ca kohë”, thotë ai.

Mund të duhen disa javë për t’u rikuperuar plotësisht nga sëmundjet e shkaktuara nga koronavirusi.

"Duhen deri në gjashtë javë për t'u shëruar nga kjo sëmundje. Personat që vuajnë nga një sëmundje shumë e rëndë mund të duhen muaj për t'u shëruar plotësisht”, thotë mjeku./ Burimi CNN