Shëndeti

Lani duart, por mos harroni dhe bizhutë! Çfarë lloje bakteresh të rrezikshme mund të mbledhin

Lani duart, por mos harroni dhe bizhutë! Çfarë lloje bakteresh

Bizhuteritë që mbajmë në duar, unazat në gishta, varëset në qafë dhe vathët janë të mbushura me mikrobe. Një studim i realizuar në Britani ka zbuluar se dy të tretat e qytetaëve nuk i pastrojnë kurrë ato pasi mendojnë se pastrohen mirë thjesht kur lajnë duart apo kur bëjnë dush pa i hequr ato.

Sipas ekspertëve, bizhuteritë mbledhin 428 herë më shumë mikrove sesa ulësja e tualetit dhe kjo mund të ndodhë brenda një jave.

Ata morën një unazë, një orë dhe një palë vathë të mbajtura rregullisht nga një qytetare dhe zbuluan 21 mijë lloje bakteresh, duke filluar nga Staphylococcus Aureus (MRSA) i rrezikshëm, rezistent ndaj Metçilinës, deri tek bakteri që shkakton difterinë, po ashtu baktere që shkaktojnë helmim në ushqime.

Lani duart, por mos harroni dhe bizhutë! Çfarë lloje bakteresh

Në një kohë kur higjiena duhet të jetë maksimale, ekspertët thonë se në në të vërtetë, askush nuk po mendon për pastërtinë e bizhuterive që janë pjesë e jetës së përditshme. Nëse duart lahen shpesh, duhet bërë e njëjta me bizhutë.

Lani duart, por mos harroni dhe bizhutë! Çfarë lloje bakteresh

Studiuesit zbuluan se kur bizhutë nuk pastrohen siç duhet, bakteret rriten me një shpejtësi të frikshme, dhe kur një person që prek fytyrën mesatarisht 16 herë në orë, do të thotë përhapje e baktereve të dëmshme pa e kuptuar. Unaza është aksesori që mbledh më shumë baktere dhe në vend të dytë është ora.

Por si duhet ti pastrojmë ato?

Merr një solucion pastrues, hidh ujë të ngrohtë dhe lëre bizhunë brenda enës për 30 minuta.

Pastrim i thellë

Merr një furçë dhëmbësh, lage më ujë fillimisht më pas fute në solucionin pastrues dhe fillo të fërkosh bizhuteritë. Sigurohu që furçka të prekë çdo pjesë të unazës, varëses apo vëthëve.

Pas larjes, merr një pecetë të butë dhe thaj stolitë.

Në fund, merr një enë mbushe më ujë, dhe sipër vendos pecetën me bizhutë brenda. Avulli i ujit do ti zhdukë të gjitha mikrobet që mund të kenë mbetur.

Mos harroni: Nuk ka duar të pastra me bizhu të palara! / Metro/