Shëndeti

Lija e majmunëve/ OBSH thotë se është ‘e kontrollueshme’, ndërsa rastet vijojnë të rriten

Lija e majmunëve/ OBSH thotë se është ‘e

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar së fundmi se një shpërthim i lisë së majmunëve në vendet jo-endemike është “i kontrollueshëm”, ndërsa më shumë raste konfirmohen.

Deri më tani ka 131 raste të konfirmuara dhe 106 raste të dyshuara të sëmundjes.

Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral që është endemik në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore. Përhapet përmes kontaktit të ngushtë mes njerëzve, kafshëve ose materialeve të infektuara me virus, me simptoma që përfshijnë skuqje, ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore, ënjtje dhe dhimbje shpine .

Si trajtohet?

Aktualisht nuk ka trajtime të provuara dhe të sigurta për linë e majmunit, megjithëse shumica e rasteve janë të lehta.

Njerëzit që dyshohet se kanë virusin mund të izolohen në një dhomë- dhe të monitorohen nga profesionistë të kujdesit shëndetësor duke përdorur pajisje mbrojtëse personale.

Megjithatë, vaksinat kundër lisë janë dëshmuar kryesisht efektive në parandalimin e përhapjes së virusit. Vendet duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Spanjën tani po ofrojnë vaksinën për ata që janë ekspozuar ndaj infeksioneve për të ndihmuar në uljen e simptomave dhe për të kufizuar përhapjen.

Sa e rrezikshme është?

Rastet e lisë së majmunëve mund të jenë herë pas here më të rënda, me disa vdekje të raportuara në Afrikën Perëndimore.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore theksojnë se nuk jemi në prag të një shpërthimi serioz dhe rreziqet për publikun e gjerë mbeten shumë të ulëta.