Shëndeti

Lija e majmunit/ Silva Bino tregon simptomat e sëmundjes

Lija e majmunit/ Silva Bino tregon simptomat e sëmundjes

Pasi sëmundja e lisë së majmunit është raportuar në 15 shtete të botës, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se nuk ka ende raste të konfirmuara në Shqipëri, por risku ekziston.

Ajo tregon se për të dalluar linë e majmunit nga sëmundje të ngjashme kanë nisur trajnimet me mjekët.

“Mjekët mund ta ngatërrojnë, por ka elemente të rëndësishme për t'u ditur. Nis me temperaturë rritje të gjendrave limfatike dhe shenja në lëkurë. Nisin nga fytyra, pëllëmbët shputat dhe në të gjithë trupin. Kalon në disa faza. Zgjat deri 4 javë dhe është infektuese derisa zhvishet lëkura. Duhet të jemi të kujdesshëm mos prekim sytë se mund të çojnë në verbim. Ata persona me dëmtime të imunitetit mund të përjetojnë forma më të rënda” , tha Silva Bino.