Shëndeti

Makthet e natës në fund të të tridhjetave mund të lidhen me një sëmundje serioze

Makthet e natës në fund të të tridhjetave mund të

Njerëzit që përjetojnë ankthe të shpeshta prej maktheve të natës, në fund të të tridhjetave, kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me demencë më vonë gjatë jetës. Ky është rezultati shqetësues i një studimi të fundit.

Studimi, nga Universiteti i Birminghamit, sugjeron se makthet mund të jenë një shenjë paralajmëruese e hershme e problemeve karakteristike të kujtesës.

Dr. Abidemi Otaiku, i Qendrës për Shëndetin e Trurit Njerëzor të Universitetit të Birminghamit, tha: “Ne kemi zbuluar për herë të parë se ëndrrat shqetësuese, ose makthet, mund të lidhen me rrezikun e rënies së aktivitetit njohës”.

Kjo është e rëndësishme, sepse ka shumë pak tregues të rrezikut për demencë që mund të identifikohen që në moshën e mesme.

Të dhënat u morën nga tre grupe në SHBA. Këto përfshinin më shumë se 600 burra dhe gra të rritura të moshës 35-64 vjeç (të përcaktuar në studim si 'mosha e mesme') dhe 2600 të rritur të moshës 79 vjeç e lart.

Të gjithë pjesëmarrësit ishin pa demencë në fillim të studimit dhe u ndoqën mesatarisht nëntë vjet për grupin më të ri dhe pesë vjet për pjesëmarrësit më të vjetër.

Pjesëmarrësit plotësuan një sërë pyetësorësh, duke përfshirë Indeksin e Cilësisë së Gjumit, i cili përfshin një pyetje se sa shpesh individët përjetonin ëndrra të këqija.

Këto të dhëna u analizuan duke përdorur softuer statistikor për të zbuluar nëse pjesëmarrësit me një frekuencë më të lartë të maktheve kishin më shumë gjasa të përjetonin rënie të aktivitetit njohës dhe të diagnostikoheshin me demencë.

Hulumtimi tregon se njerëzit e moshës 35-64 vjeç që përjetojnë ëndrra të këqija në baza javore, kanë katër herë më shumë gjasa të përjetojnë demencë gjatë dekadës së ardhshme, ndërsa njerëzit e moshuar kishin dy herë më shumë gjasa të diagnostikoheshin me demencë.

Nëse u shqetësuat tani për ëndrrat tuaja të frikshme, kujtoni që nevojiten shumë më shumë studime për të vërtetuar hipotezat e secilit studim.