Shëndeti

Manastirliu ndan lajmin e mirë: Shërohen dy pacientë të infektuar nga ai ‘Zero’. Por ka dhe një tjetër shqetësues

Manastirliu ndan lajmin e mirë: Shërohen dy pacientë të

Dy pacientë, që u infektuan nga pacienti zero, 28 vjeçari nga Puka, po bëhen gati për të dalë nga spitali, pasi janë shëruar dhe kanë rezultuar negativë edhe në testin e dytë pas trajtimit.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e shëndetit Ogerta Manastirliut e cila jep edhe një lajm shqetësues. Ajo thotë se numri i të prekurve nga koronavirusi po rritet. Ajo bën apel që të qëndrojmë në shtëpi!

Më poshtë keni njoftimin e plotë:

Lajm i mirë
Dy pacientë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë

Dy pacientët, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.
#Bravo ekipit të spitalit infektiv

Por JU LUTEM KUJDESTë prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës

JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPINëse keni shenja të sëmundjes vetëm 127