Shëndeti

Maskat duhet t’i venë vetëm ata me koronavirus, ti që je shëndoshë e mirë nuk duhet ta bësh. Ja sqarimi një herë e mirë

Maskat duhet t’i venë vetëm ata me koronavirus, ti që je

Ndërsa koronavirusi po përhapet me shpejtësi, njerëzit po përpiqen me të gjithë sa munden që t’i qëndrojnë larg. Dhe ndërkohë që vaksina ende nuk është nxjerr në treg, arma më e fortë që kanë njerëzit është të lajnë duart dhe t’i dezinfektojnë sipërfaqet që prekin.

Por këto dy rekomandime duket se nuk i qetëson akoma njerëzit, që kanë vendosur që të mbrojnë veten duke vendosur maskë.

“Duket se ideja e të vendosurit diçka te pjesa hundës dhe gojës, pavarësisht se është një maskë apo shall, do të flirtojë disa nga viruset që qarkullojnë përreth”, thotë doktori Ëilliam Schaffner.

Problemi i vetëm: nuk është efektiv kundër sëmundjeve të frymëmarrjes si gripi dhe COVID-19. Nëse do të ishte, atëherë organizatat e shëndetit do ta kishin rekomanduar vite më parë. Nuk është!

Shkenca thotë se maskat kirurgjikale nuk do ta ndalojnë mbajtësin e saj të thithë grimca të vogla të ajrit, të cilat mund të shkaktojnë infeksion. Këto maska nuk krijojnë një hapësirë ‘pastërtie’ përreth fytyrës. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) rekomandon që të vendosen maska kirurgjikale vetëm për njerëzit që kanë simptoma të koronavirusit dhe duhet të dalin jashtë, pasi veshja e një maskë mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së virusit duke mbrojtur të tjerët kur kolliten ose teshtijnë. Agjencia gjithashtu i rekomandon këto maska për personat që kujdesen për të infektuarit nga virusi.

CDC gjithashtu nuk rekomandon mbajtjen e maskave respiratore N95 - maska të dizajnuara për të filtruar 95% të grimcave nga ajri që thithni - përjashtuar punonjësve të kujdesit shëndetësor. Mjekët dhe ekspertët e shëndetit vazhdojnë të përhapin fjalën:

"Seriozisht njerëz?! Ndaloni së bleri maska! Ato NUK janë efektive në parandalimin e infektimit me koronavirus, por nëse punonjësit e kujdesit shëndetësor nuk do t’i vendosnin kur kujdesen për pacientët e sëmurë, ai i vendos ata dhe komunitetet tona në rrezik! Njerëzit që nuk dinë t'i vendosin siç duhet, priren të prekin shumë fytyrat e tyre dhe në të vërtetë mund të rrisin përhapjen e koronavirusit".

Nga ana tjetër maska duket sikur ka një efekt psikologjik, thonë shkencëtarët, që është në fakt e gabuar.

“Vendosja e një maske u jep njerëzve një sens kontrolli, që në fakt nuk e keni”.

Kështu që mos blini më maska!/ Burimi Time