Shëndeti

Mjeku Stroni: E kemi arritur imunitetin, por kujdes ndaj mutacioneve të Covid që mund të sjellin turistët dhe emigrantët

Mjeku Stroni: E kemi arritur imunitetin, por kujdes ndaj mutacioneve të

Pavarësisht situatës së përmirësuar nga Covid në Shqipëri, mjeku infeksionist Gent Stroni bën apel për vigjilencë. Ai thotë se ky është sezoni kur emigrantët kthehen për pushime në Shqipëri si dhe turistët e huaj, të cilët mund të sjellin me vete mutacione të Covid. Në intervistën për ABC ai tha se për këtë arsye duhet patur kujdes, megjithëse ai shton se imuniteti i masës në Shqipëri është arritur.

“Bashkë me emigrantët dhe turistët do të vijnë mes nesh edhe shtame të ndryshme. Të mos harrojmë që deri në këtë periudhë nëse e ke kaluar në gushtin e kaluar nuk ndodh që të mos riinfektohesh më. Këta persona përsëri mund të riinfektohen. Një trup që e ka kaluar patjetër që do e kalojë më lehtë. Por përbën përsëri një lloj statusi për këtë organizëm. Vigjilencën nuk duhet ta ulim. Imuniteti i tufës në mendimin tim është realizuar. Edhe vaksinat kanë dhënë efektin e tyre” .

Mjeku Stroni: E kemi arritur imunitetin, por kujdes ndaj mutacioneve të

Ndërkaq, për rritjen e temperaturave, mjeku Stroni jep disa këshilla për qytetarët, si ruajtjen e higjienës maksimale, kujdes ndaj ushqimeve dhe pirjen e sa më shumë lëngjeve bio.

“Një pjesë e ushqimeve që përdorin njerëzit mund të jenë të denatyrura shanset që të jenë të prishura janë shumë të mëdha. Mbivendosja e baktereve do të jepte problematika në traktin tretës. Duke qenë se na duhet të jemi më tepër jashtë shtëpisë përdorim ushqime të shpejta të bëra jo në mënyrë profesionale, higjiena lë për të dëshiruar.

Çfarë fut në gojë duhet të jetë me higjienë maksimale. Duhet higjienë maksimale më tepër në verë sepse edhe duart krijojnë edhe vetë atë ngarkesën mikrobike. Duart duhet ti lajmë shpesh. Ekzistojnë disa lloj solucionesh që janë antibakteriale që mund të përdoren edhe për frutat.

Fëmijët dhe mosha e tretë duhet të pinë lëngje. Ne kemi përdorur dhallë për t’u freskuar, mund ta përdorim përsëri ka elementë të elektrolikës së humbur. Lëngjet e frutave kanë edhe koncentrate, nuk janë të dëmshme por sa më pak aq më mirë. Ose përdorim lëngjet e frutave të shtrydhura.

Nëse e ndjej veten jo komfort me shëndetin e përditshëm mund ti drejtohet strukturës më të afërt të ndihmës së shpejtë, te ambulanca e lagjes. Të bëjnë një përshkallëzim deri ku janë këto lloj problematikash. Kur kemi humbje të ndjenjave duhet të bëjmë rehidrimin”.

*Tiranapost.al.