Shëndeti

Modelja me krahët skeletorë alarmon 17 mijë njerëz

Modelja me krahët skeletorë alarmon 17 mijë njerëz

Një peticion është nënshkruar nga 17 mijë njerëz dhe fushtata vazhdon. Është iniciuar nga Elisa D`Ospina, një modele që ende lufton me çregullimet e të ngrënit.

Modelja me krahët skeletorë alarmon 17 mijë njerëz
Elisa D`Ospina

Ajo ngre alarmin pasi situatave e viteve më parë, kur ajo parakalonte në pasarela, është ende aktuale. Një modele 81-63-79 e masës 34, jo më shumë, ekspozoi koleksionin e ri të Gucci-t në Javës Modës në Milano. Ajo nuk është e vetmja nën peshë e kësaj sfilite. Me krahët skeletorë, gjoks të vogël e të shtrënguar fort dhe dy pika loti të pikturuara me laps, nuk është imazhi më i mirë i gruas së fortë, asaj që kërkohet të arrihet nga shoqatat e grave.

“A e dini se masa 34 është e papranueshme? Madje veshjet për të rritur fillojnë nga masa 36. Unë propozoj të mos ketë më modele të këtyre përmasave. E konsideroj të përshtatshme të nënshkruhet një statut nga të gjitha shtëpitë e modës, ku të zotohen se nuk do përdorin më njerëz dukshëm nën peshë. Madje kërkoj që pjesë e personelit përzgjedhës të modeleve, të jenë dhe njerëz që vlerësojnë rastet e dyshuara për çrregullime të të ngrënit”, thotë Elisa.

Modelet nën peshë nuk përbëjnë problem vetëm për veten e tyre dhe shëndetin, por edhe për të rinjtë që i shikojnë si shembull frymëzimi apo personifikim të perfektes.

Herë pas here, shtëpitë e modës, në sfilita të ndryshme janë përpjekur të integrojnë edhe vajza mbipeshë për të treguar diversitet, mirëpo siç duket ka ende shumë punë për t`u bërë.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Fabjola Hije