Shëndeti

Mosprodhimi i vaksinave prej koronavirusit vë në rrezik jetën e fëmijëve

Mosprodhimi i vaksinave prej koronavirusit vë në rrezik jetën e

Jeta e 80 milionë fëmijëve deri në një vjeç është në rrezik për shkak të ndërprerjes së prodhimit të vaksinave. OBSH ka njoftuar në një konferencë për shtyp se ndërprerja e prodhimit për shkak të COVID-19 do të krijojë një mungesë të përgjithshme të vaksinave që foshnjet kryerjnë deri në 1 vjeç dhe që janë rreth 10, të paktën në protokollin shqiptar.

80 milion fëmijë, në vendet e pasura dhe të varfra në të gjithë botën, mund të përballen me infeksione nga sëmundjet siç janë fruthi dhe poliomieliti.

Programet e vaksinimit janë ndërprerë për një numër arsyesh, duke përfshirë sistemet e mbingarkuara shëndetësore ose çështje që lidhen me problemet në zinxhirët e furnizimit. Në raste të tjera, prindërit po përballen edhe me masat e qëndrimit në shtëpi ose fushatat e pezulluara për të mbajtur distancën fizike.

“Ne nuk mund të lejojmë që lufta jonë kundër një sëmundjeje të vijë në kurriz të përparimit afatgjatë në luftën tonë kundër sëmundjeve të tjera,” tha Henrietta Fore, Drejtore Ekzekutive e UNICEF.

Sipas të dhënave, fushatat e fruthit janë pezulluar në 27 vende dhe fushatat e vaksinimit ndaj poliomielitit janë ndalur në 38 vende. Në Shqipëri, procesi ka vijuar si zakonisht, deri tani.