Shëndeti

Na trego si fle, të të themi si je me shëndet

Na trego si fle, të të themi si je me shëndet

Jo të gjitha mënyrat se si mund të flesh janë të shëndetshme.

Kalojmë gati 1/3-ën e jetës duke fjetur dhe ndaj gjumi është shumë i rëndësishëm dhe ndikon në gjendjen tonë shëndetësore. Disa flenë në brinjë, disa me shpinë e disa me bark. Po cila është mënyra e duhur dhe ç`efekt ka në trup secila mënyrë?

Nëse fle në shpinë

Atëherë jeni me fat, pasi ky është pozicioni më i shëndetshëm i gjumit! Fjetja në shpinë është e mirë për shtyllën kurrizore. Ky pozicion shkakton tendosje minimale të muskujve të shpinës dhe qafës. Gjithashtu, është më i miri për lëkurën tuaj. Fytyra nuk krijon rrudha dhe njolla aq shumë sa krijohen nëse flini në brinjë ose në bark. Ky pozicion është gjithashtu i mirë për gratë, pasi gjumi në shpinë shmang varjen e gjoksit. E vetmja pengesë është se gërhitja përkeqësohet.

Në anë, në brinjë

A flini në krah? Ju sigurisht nuk jeni i vetmi, sepse ky është pozicioni më i zakonshëm për të fjetur. Kur flini në krah mund të krijoni dhimbje në duar dhe këmbë sepse vazhdimisht të ndryshoni krahun. Fjetja në anën e djathtë është gjithashtu e keqe për tretjen dhe urthin. Një avantazh: fjetja në krah përmirëson qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon gërhitjen.

Barkazi

Kemi një lajm të keq për ata që flenë barkas. Ky pozicion është ai që të sëmur. Çrregullimet e qafës, dhe problemet e shpinës vijnë nga ky pozicion gjumi. Shtylla kurrizore gjithashtu është në pozitë të vështirë. Gjumi në këtë pozicion nuk është i këndshëm! Gërhitja është më pak e bezdisshme.

*Burimi consiglietrucchi