Shëndeti

Ndalo pak këtu nëse ende nuk e ke ngrënë mëngjesin!

Ndalo pak këtu nëse ende nuk e ke ngrënë mëngjesin!

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit vetëm për të gatuar, por në fakt pirja e tij esëll është ilaç.

Ok, nuk është shumë e këndshme, sidomos ta pish me barkun bosh, por pasi të lexosh gjithë arsyet përse i bën mirë trupit, nëse ende je esëll, pije që sot.

Shndërron lëkurën

Vaji i ullirit është përbërësi thelbësor në shumë produkte kozmetike. Zvogëlon skuqjen dhe ënjtjen dhe mund ta mbajë fytyrën pa rrudha për një kohë të gjatë. Vaji i ullirit ka veti të fuqishme antibakteriale dhe shërben si dezinfektues natyral.

Mund t`ju ndihmojë të humbni peshë

Shumë studime kanë treguar se ndjekja e një diete mesdhetare, e cila është e pasur me vaj ulliri, ka një efekt pozitiv në peshën e trupit. Më shumë se 180 njerëz morën pjesë në një studim 3-vjeçar që provoi se ngrënia e vajit të ullirit i ndihmoi ata të humbnin peshë.

Është i mirë për trurin

Të hash rregullisht vaj ulliri ndihmon për të hequr grumbullimet e pllakave brenda qelizave të trurit tuaj. Këto pllaka mund të shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit, sëmundjen më të zakonshme mendore në botë. Njerëzit që hanë rregullisht vaj ulliri kanë një kujtesë më të mirë se ata që mbajnë një dietë me pak yndyrë.

Kujdeset për shëndetin tuaj të kockave

Mund të përfitojnë njerëzit që vuajnë nga artriti reumatoid. Kjo funksionon më mirë kur kombinohet me vajin e peshkut, një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3. Përbërjet që gjenden në vajin e ullirit ekstra të virgjër përmirësojnë forcën e kapjes së duarve, dhimbjen e kyçeve dhe ngurtësinë e mëngjesit që shkaktohen nga artriti.

Zvogëlon inflamacionin

Pasurimi i dietës tuaj me vaj ulliri dhe ushqime të tjera me acide yndyrore omega-3 zvogëlon inflamacionin në trup. Kjo, nga ana tjetër, mund të ndihmojë në parandalimin ose shërimin e gjendjeve të ndryshme të lëkurës të shkaktuara nga inflamacioni.

Ju bën mirë për zorrët

Disa lloje bakteresh që jetojnë në stomakun tuaj mund të shkaktojnë ulçera të stomakut. Vaji i ullirit është provuar se lufton bakteret dëmtuese, disa prej të cilave janë rezistente ndaj antibiotikëve. Vetëm 30 gram vaj ulliri ekstra të virgjër në ditë mund të shkatërrojë bakteret e dëmshme në më pak se 14 ditë.

Kontrollon sheqerin në gjak

Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të jetë sekreti për uljen e glukozës në gjak. Ai mbron trupin tuaj nga diabeti tip 2, dhe mund të zvogëlojë rrezikun e tij me mbi 40%.

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al