Në ditët e nxehta duhen mbajtur të mbyllura apo të hapura dritaret?
Një nga pyetjet më të shpeshta që bëhet është a duhet të hapim dritaret kur është shumë nxehtë apo duhen mbajtur të mbyllura?
Në këto ditë me temperatura maksimale instikti na çon që të hapim dritaret duke menduar se brenda shtëpisë do të futet ajër i freskët. Por në fakt kjo mund të bëjë që shtëpia të bëhet akoma më e nxehtë.
Po çfarë duhet të bëjmë?
Zgjidhja ëshë kjo: Nëse temperatura brenda shtëpisë është më e ulët se ajo jashtë, duhet të mbani të mbyllura dritaret, po ashtu edhe perdet. Kjo nuk do të lejojë që nxehtësia të depërtojë dhe shtëpia do të qëndrojë e freskët.
Ndërsa kur jashtë është më freskët ose ka një fllad freskie, atëherë duhet të hapni dritaret dhe perdet. Sugjerohet që dritaret të lihen hapur në mëngjes herët dhe në mbrëmje vonë. Por në pjesë të tjera të ditës kur është shumë vapë duhet të mbyllen.
Për të mos lejuar rrezet e dëmshme të depërtojnë, është mirë të përdorni perde me ngjyrë të fortë dhe material të bollshëm, nëse keni grrila edhe mund ti mbyllni.
Një zgjidhje tjetër është të mbani dritaren hapur por me perdet e mbyllura, që edhe ajri brenda shtëpisë të qarkullojë.
Dyert e brendshme të shtëpisë duhet të mbahen të hapura që të qëndrojnë të freskëta të gjitha dhomat e shtëpisë./ Mirror/