Shëndeti

Në qytet apo periferi? Studimi që tregon pse ka shumë rëndësi që fëmija të rritet mes gjelbërimit

Në qytet apo periferi? Studimi që tregon pse ka shumë

Ekspozimi ndaj hapësirave të gjelbërta mund të jetë më i rëndësishëm së kurrë për fëmijët, për shkak edhe pas pasojave të mbylljes nga pandemia e Covid. Një stufim i ri në Londër, tregon se fëmijët që jetojnë në zonat me gjelbërim dhe pranë atyre pyjore kanë zhvillim më të mirë kognitiv dhe rrezik më të ulët ndaj problemeve emocionale të sjelljes. Në studim u përfshinë më shumë se 3000 fëmijë në zonën e Londrës.

Sipas studiuesve, të dhënat që u mblodhën para pandemisë në fakt janë shqetësuese, pasi problemet shëndetësore psikologjike mund të jenë përkeqësuar për shkak të mos lëvizjes në natyrë gjatë muajve të Lockdown-it.

Sipas autorëve të University College London dhe Imperial College London, studimi mund të ndikojë në vendimet e ardhshme nga qeveritë në botë për planifikimin në zonat urbane.

Ndërtimi i shtëpive të reja në afërsi të gjelbërimit, pemëve dhe pyjeve mund të optimizojë përfitimet që lidhen me zhvillimin kognitiv dhe shëndetin mendor.

Është vlerësuar tashmë se një në 10 nga fëmijët dhe adoleshentët e Londrës midis moshës pesë dhe 16 vjeç vuajnë nga sëmundje klinike të shëndetit mendor. Kjo po çon në kosto të tepërta në vit për secilin fëmijë, sipas qeverisë, të paguara nga shërbimet sociale dhe agjenci të tjera, kështu që më shumë hapësirë ??e gjelbër mund të jetë përgjigjja.

Autorët theksojnë rëndësinë e natyrës për fëmijët dhe të rriturit për të ruajtur shëndetin, megjithëse ata nuk përcaktojnë një mënyrë specifike se si një faktor shkakton tjetrin. Ndonëse përfitimet nga ajri i pastër, larg zhurmës, dhe qetësisë janë disa prej faktorëve më pozitivë e ndikues.

*Artikulli i Daily Mail, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.